Hadith for the World

All hadiths

The complete card collection, filter by chapter

655 hadiths

عن عبد الله بن مسعود رضي الله عنه مرفوعاً: «يُؤْتَى بجهنم يومئذ لها سبعون ألف زِمَامٍ مع كل زمام سبعون ألف ملك يَجُرُّونَهَا».رواه مسلم
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”Muttefek alejhi
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
عن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : "الْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ، لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ، وَاَللَّهُ أَكْبَرُ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إلَّا بِاَللَّهِ".رواه ابن حبان والحاكم، أما النسائي فرواه في الكبرى لكن من حديث أبي هريرة
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”Transmeton Muslimi
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Proofeti ﷺ lutej me këto fjalë: “Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”Muttefek alejhi
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”Transmeton Muslimi
Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi
عن عبد الله بن عمر رضي الله عنهما عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: «المؤمن الذي يخالط الناس، ويصبر على أذاهم خير من الذي لا يخالط الناس ولا يصبر على أذاهم».رواه الترمذي وابن ماجه وأحمد
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”Transmeton Muslimi
عن أبي هريرة رضي الله عنه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «الْمُؤْمِنُ مِرْآةُ أَخِيهِ الْمُؤْمِنِ».رواه أبو داود والترمذي
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”Transmeton Muslimi
Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Lutja është vetë adhurimi." Pastaj e lexoi (ajetin): "Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!" (Gafir, 60)Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi
عَنْ عِيَاضِ بْنِ حِمَارٍ أَخِي بَنِي مُجَاشِعٍ رَضيَ اللهُ عنه قَالَ: قَامَ فِينَا رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ذَاتَ يَوْمٍ خَطِيبًا، فَقَالَ: وَسَاقَ الْحَدِيثَ وَفِيهِ: «وَإِنَّ اللهَ أَوْحَى إِلَيَّ أَنْ تَوَاضَعُوا حَتَّى لَا يَفْخَرَ أَحَدٌ عَلَى أَحَدٍ، وَلَا يَبْغِي أَحَدٌ عَلَى أَحَدٍ».رواه مسلم
Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'"Muttefek alejhi
Nga Sheddad ibën Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Zotëria i istigfarit është të thuash: O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë e Tua, i pranoj mëkatet e mia, falmë mua, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.'' Kush e thotë këtë gjatë ditës, duke qenë i bindur në të dhe vdes atë ditë para se të ngryset, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit. E kush e thotë këtë natën, duke qenë i bindur në të dhe vdes para se të gdhijë, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit".Transmeton Buhariu
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: "Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja."Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut."Transmeton Muslimi
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit."Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi