231 hadiths
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte leximin e Kuranit. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfshin im atë e ime më, gjatë kohës që ti hesht, mes tekbirit fillestar dhe leximit të Kuranit, çfarë thua?" Ai m'u përgjigj: “Them: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi (O Allah, më largo prej mëkateve të mia, siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia, siç pastrohet rrobja e bardhë nga ndyrësirat! O Allah, më laj nga mëkatet e mia me borë, me ujë dhe breshër)!”Muttefek alejhi