231 hadiths
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”Transmeton Muslimi
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësonte namazin e istihares për çdo gjë, siç na mësonte ndonjë sure kuranore. Ai thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahumme inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve Ente al-lamul gujub. Allahumme, in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, fakdurhu li. Ve in kunte talemu enne hadhel emre sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, - fasrifhu anni vesrifni anhu vakdur lije elhajre hajthu kane thumme erdini bihi - 'O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di, kurse unë nuk di. Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë. E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij.”Transmeton Buhariu