Hadith for the World
Fikhu dhe bazat e fikhut

Fikhu i ibadeteve

231 hadiths

231 hadiths

Ma'dan ibn Ebi Talha Ja'meriu ka thënë: "E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani."Transmeton Muslimi
عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «إذا قَام أحَدُكُم من الليل، فَاسْتَعْجَمَ القرآن على لِسَانه، فلم يَدْرِ ما يقول، فَلْيَضْطَجِع».رواه مسلم
Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon "I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre."Transmeton Muslimi
عن ابن مسعود رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «لا حَسَدَ إلا في اثنتين: رجل آتاه الله مالا، فسَلَّطَه على هَلَكَتِهِ في الحَقِّ، ورجل آتاه الله حِكْمَة، فهو يقضي بها ويُعَلِّمَها». وعن ابن عمر رضي الله عنهما ، عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: «لا حسد إلا في اثنتين: رجل آتاه الله القرآن، فهو يقوم به آناء الليل وآناء النهار، ورجل آتاه الله مالا، فهو ينفقه آناء الليل وآناء النهار».حديث ابن مسعود رضي الله عنه: متفق عليه. حديث ابن عمر رضي الله عنه: متفق عليه
عن أبي هريرة ـ رضي الله عنه ـ قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «لا يَلِجُ النارَ رجُل بَكى من خشية الله حتى يَعود اللَّبنُ في الضَّرْع، ولا يَجتمع غُبَارٌ في سبيل الله وَدُخَانُ جهنم».رواه الترمذي والنسائي وأحمد
عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «مَا يَجِدُ الشَّهيد من مَسِّ القتل إلا كما يَجِدُ أَحَدُكُمْ من مَسِّ القَرْصَةِ».رواه الترمذي وابن ماجه والنسائي والدارمي وأحمد
عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قيل: يا رسول الله، ما يعدل الجهاد في سبيل الله؟ قال: «لا تستطيعونه» فأعادوا عليه مرتين أو ثلاثًا كل ذلك يقول: «لا تستطيعونه»! ثم قال: «مثل المجاهد في سبيل الله كمثل الصائم القائم القانت بآيات الله لا يَفْتُرُ من صيام، ولا صلاة، حتى يرجع المجاهد في سبيل الله». وفي رواية البخاري: أن رجلاً قال: يا رسول الله، دلني على عمل يعْدِلُ الجهاد؟ قال: «لا أجده» ثم قال: «هل تستطيع إذا خرج المجاهد أن تدخل مسجدك فتقوم ولا تفتر، وتصوم ولا تفطر»؟ فقال: «ومن يستطيع ذلك؟!»متفق عليه، والرواية الثانية للبخاري
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”- Përsëritma edhe një herë, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Seidi, i mahnitur nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy shkallëve është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”Muttefek alejhi
وعن سالم بن عبد الله بن عمر بن الخطاب رضي الله عنهم عن أبيه: أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: « نِعْمَ الرَّجُلُ عبد الله، لو كان يُصلِّي من الليل» قال سالم: فكان عبد الله بعد ذلك لا يَنامُ من الليل إلا قليلًا.متفق عليه
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”Muttefek alejhi
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”Muttefek alejhi
Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, gruaja e Profetit ﷺ tregon: “Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”Muttefek alejhi
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”Muttefek alejhi
عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُما قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ، فَرَأَى زِحَامًا وَرَجُلًا قَدْ ظُلِّلَ عَلَيْهِ، فَقَالَ: «مَا هَذَا؟»، فَقَالُوا: صَائِمٌ، فَقَالَ: «لَيْسَ مِنَ البِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ»، وَفِي لَفْظٍ لِمُسلِمٍ: «عَلَيْكُمْ بِرُخْصَةِ اللهِ الَّذِي رَخَّصَ لَكُمْ».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”Muttefek alejhi
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”Muttefek alejhi
عن عائشة وأم سلمة رضي الله عنهما «أن رسول الله صلى الله عليه وسلم كان يُدْرِكُهُ الفجر وهو جُنٌبٌ من أهله، ثم يغتسل ويصوم ».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."Muttefek alejhi