Hadith for the World
Fikhu i ibadeteve

Agjërimi

40 hadiths

40 hadiths

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë, andaj, ditën që dikush agjëron, të mos thotë fjalë të ndyta e as të mos bërtasë. Nëse dikush e shan ose e sulmon, le të thotë: "Unë jam agjërues!" Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut. Agjëruesi i ka dy gëzime që i përjeton: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin për agjërimin e tij.”Muttefek alejhi
Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon "I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre."Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”Muttefek alejhi
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”Muttefek alejhi
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”Muttefek alejhi
Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hëngrëm syfyr me Profetin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” (Enesi tha) Unë e pyeta: "Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.”Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, gruaja e Profetit ﷺ tregon: “Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”Muttefek alejhi
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”Muttefek alejhi
عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُما قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ، فَرَأَى زِحَامًا وَرَجُلًا قَدْ ظُلِّلَ عَلَيْهِ، فَقَالَ: «مَا هَذَا؟»، فَقَالُوا: صَائِمٌ، فَقَالَ: «لَيْسَ مِنَ البِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ»، وَفِي لَفْظٍ لِمُسلِمٍ: «عَلَيْكُمْ بِرُخْصَةِ اللهِ الَّذِي رَخَّصَ لَكُمْ».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”Muttefek alejhi
عن عائشة وأم سلمة رضي الله عنهما «أن رسول الله صلى الله عليه وسلم كان يُدْرِكُهُ الفجر وهو جُنٌبٌ من أهله، ثم يغتسل ويصوم ».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”Muttefek alejhi
عن عمر بن الخطاب رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «إذا أقبل الليل من هَهُنا، وأَدْبَرَالنهار من ههنا، فقد أفطر الصائم».متفق عليه
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”Muttefek alejhi
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعًا: «تُعْرَضُ الأعمالُ يومَ الاثنين والخميس، فَأُحِبُّ أَنْ يُعْرَضَ عَملي وأنا صائم». وفي رواية: «تُفْتَحُ أبوابُ الجَنَّةِ يومَ الاثنين والخميس، فَيُغْفَرُ لكلِّ عبد لا يُشْرِكُ بالله شيئا، إِلا رجلا كان بينه وبين أخيه شَحْنَاءُ، فَيُقَالُ: أَنظِروا هذيْن حتى يَصْطَلِحَا، أنظروا هذين حتى يصطلحا». وفي رواية: «تُعْرَضُ الأَعْمَالُ في كلِّ اثْنَيْنِ وَخَميسٍ، فَيَغْفِرُ اللهُ لِكُلِّ امْرِئٍ لا يُشْرِكُ بالله شيئاً، إِلاَّ امْرَءاً كانت بينه وبين أخِيهِ شَحْنَاءُ، فيقول: اتْرُكُوا هذَيْنِ حتى يَصْطَلِحَا».حديث أبي هريرة الأول رواه الترمذي. والحديثان الآخران هما حديث واحد، رواه مسلم، وكرر لفظة: "أنظروا هذين حتى يصطلحا" ثلاثاً
عن عمرو بن العاص رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «فَصْلُ مَا بَيْنَ صِيَامِنَا وصِيَامِ أهْلِ الكِتَابِ، أكْلَةُ السَّحَرِ».رواه مسلم
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."Muttefek alejhi
عن أنس بن مالك رضي الله عنه قال: كان رسولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم يُفطِر قبْل أن يصلي على رُطَبات، فإن لم تكنْ رُطَباتٌ فَتُمَيْراتٌ، فإن لم تكنْ تُمَيْراتٌ، حَسَا حَسَواتٍ مِن ماء.رواه أبو داود والترمذي وأحمد
عن عائشة رضي الله عنها قالت: لم يكن النبي صلى الله عليه وسلم يصوم مِنْ شهر أكثر من شعبان، فإنّه كان يصوم شعبان كله. وفي رواية: كان يصوم شعبان إلا قليلا.متفق عليه