Hadith for the World
Agjërimi

Vlera e agjërimit

5 hadiths

5 hadiths

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë, andaj, ditën që dikush agjëron, të mos thotë fjalë të ndyta e as të mos bërtasë. Nëse dikush e shan ose e sulmon, le të thotë: "Unë jam agjërues!" Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut. Agjëruesi i ka dy gëzime që i përjeton: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin për agjërimin e tij.”Muttefek alejhi
Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”Muttefek alejhi
عن أم المؤمنين عائشة رضي الله عنها قالت: دخل علي النبي صلى الله عليه وسلم ذات يوم فقال: «هل عندكم شيء؟» فقلنا: لا. قال: «فإني إذن صائم» ثم أتانا يومًا آخر فقلنا: يا رسول الله، أهدي لنا حيس. فقال: «أَرِينيه، فلقد أصبحت صائمًا» فأكل.رواه مسلم