Hadith for the World
Topic

Fikhu dhe bazat e fikhut

288 hadiths

288 hadiths

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Profeti ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”Muttefek alejhi
عن عبد الله بن زيد بن عاصم المازني رضي الله عنه قال: (شُكِيَ إلى النبيِّ صلى الله عليه وسلم الرَّجلُ يُخَيَّلُ إِليه أنَّه يَجِد الشَّيء في الصَّلاة، فقال: لا ينصرف حتَّى يَسمعَ صَوتًا، أو يَجِد رِيحًا).متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - Ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?”Muttefek alejhi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike."Transmeton Muslimi
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin ashtu siç më mësonte ndonjë sure Kurani, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)." Në një tekst të Buhariut dhe të Muslimit, qëndron: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Kur dikush të ulet në namaz, le të thotë: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin." Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe në Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu" Pastaj le të lavdërojë Allahun me çfarë të dojë.”Muttefek alejhi
عن أبي موسى الأشعري رضي الله عنه قال: خَسَفَت الشمس على زمان رسول الله صلى الله عليه وسلم . فقام فَزِعًا، ويخشى أن تكون الساعة، حتى أتى المسجد، فقام، فصلى بأطول قيام وسجود، ما رأيته يفعله في صلاته قطُّ، ثم قال: إن هذه الآيات التي يُرْسِلُهَا الله عز وجل : لا تكون لموت أحد ولا لحياته، ولكن الله يُرْسِلُهَا يُخَوِّفُ بها عباده، فإذا رأيتم منها شيئا فَافْزَعُوا إلى ذكر الله و دُعَائِهِ وَاسْتِغْفَارِهِ.متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte leximin e Kuranit. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfshin im atë e ime më, gjatë kohës që ti hesht, mes tekbirit fillestar dhe leximit të Kuranit, çfarë thua?" Ai m'u përgjigj: “Them: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi (O Allah, më largo prej mëkateve të mia, siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia, siç pastrohet rrobja e bardhë nga ndyrësirat! O Allah, më laj nga mëkatet e mia me borë, me ujë dhe breshër)!”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."Muttefek alejhi
عن عبد الله بن عُمَر رضي الله عنه قال: «اسْتَأْذَنَ الْعَبَّاسُ بن عَبْدِ الْمُطَّلِب رسول الله صلى الله عليه وسلم : أن يبيت بمكة ليالي مِنى، من أجل سِقَايَتِه فأذن له».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nxitoni (për ta dërguar në varr) xhenazen, sepse nëse ka qenë vepërmirë, e dërgoni në mirësi, e, nëse nuk ka qenë i tillë, atëherë është një barrë që e hiqni prej supeve tuaja.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave."Muttefek alejhi
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"Muttefek alejhi
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضيَ اللهُ عنهما: أنَّهُ قَالَ لعَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ: أَلَا أُرِيكَ امْرَأَةً مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ؟ قُلْتُ: بَلَى، قَالَ: هَذِهِ الْمَرْأَةُ السَّوْدَاءُ، أَتَتِ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَتْ: إِنِّي أُصْرَعُ وَإِنِّي أَتَكَشَّفُ، فَادْعُ اللهَ لِي، قَالَ: «إِنْ شِئْتِ صَبَرْتِ وَلَكِ الْجَنَّةُ، وَإِنْ شِئْتِ دَعَوْتُ اللهَ أَنْ يُعَافِيَكِ» قَالَتْ: أَصْبِرُ، قَالَتْ: فَإِنِّي أَتَكَشَّفُ فَادْعُ اللهَ أَنْ لَا أَتَكَشَّفَ، فَدَعَا لَهَا.متفق عليه
عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا قَالَتْ: نُهِينَا عَنِ اتِّبَاعِ الجَنَائِزِ، وَلَمْ يُعْزَمْ عَلَيْنَا.متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”Transmeton Muslimi
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësonte namazin e istihares për çdo gjë, siç na mësonte ndonjë sure kuranore. Ai thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahumme inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve Ente al-lamul gujub. Allahumme, in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, fakdurhu li. Ve in kunte talemu enne hadhel emre sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: fi a'xhili emri ve axhilihi, - fasrifhu anni vesrifni anhu vakdur lije elhajre hajthu kane thumme erdini bihi - 'O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam. Ti di, kurse unë nuk di. Ti i di fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë është e mirë për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - ma mundëso këtë. E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen, - largoje atë prej meje dhe mua prej saj, ma cakto të mirën, kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” Dhe gjatë lutjes e parashtron kërkesën e tij.”Transmeton Buhariu
عن أنس بن مالك رضي الله عنه قال: مرَّ النَّبي - صلى الله عليه وسلم - بامرَأَة تَبكِي عِند قَبرٍ، فقال: «اتَّقِي الله واصْبِري» فقالت: إليك عَنِّي؛ فَإِنَّك لم تُصَب بِمُصِيبَتِي ولم تَعرِفه، فقِيل لها: إِنَّه النَّبِي - صلى الله عليه وسلم - فأتت باب النبي - صلى الله عليه وسلم - فلم تجد عنده بوَّابِين، فقالت: لم أَعرِفكَ، فقال: «إِنَّما الصَّبرُ عِند الصَّدمَةِ الأُولَى». وفي رواية: «تَبكِي على صبِّي لها».متفق عليه
عن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه مرفوعاً: «إِنَّ مِنْ أَشَرِّ النَّاسِ عِندَ الله مَنزِلَةً يَومَ القِيَامَةِ الرَّجُلَ يُفضِي إِلَى المَرْأَةِ وَتُفْضِي إِلَيه، ثُمَّ يَنشُرُ سِرَّهَا».رواه مسلم
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."Transmeton Ahmedi
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعًا: «إِذَا لَبِسْتُم، وَإِذَا تَوَضَّأتُم، فَابْدَأُوا بَأَيَامِنُكُم».رواه أبو داود واللفظ له، والترمذي وابن ماجه وأحمد
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."Muttefek alejhi
عن أبي هريرة رضي الله عنه قال قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : ((إن أمتي يُدْعَون يوم القيامة غُرًّا مُحَجَلِّين من آثار الوُضُوء)). فمن اسْتَطَاع منكم أن يُطِيل غُرَّتَه فَليَفعل. وفي لفظ لمسلم: ((رأَيت أبا هريرة يتوضَّأ، فغسل وجهه ويديه حتى كاد يبلغ المنكبين، ثم غسل رجليه حتى رَفَع إلى السَّاقين، ثم قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: إنَّ أمتي يُدْعَون يوم القيامة غُرًّا مُحَجَّلِين من آثار الوُضُوء)) فمن استطاع منكم أن يطيل غُرَّتَه وتَحْجِيلَه فَليَفعَل. وفي لفظ لمسلم: سمعت خليلي صلى الله عليه وسلم يقول: ((تَبْلُغ الحِليَة من المؤمن حيث يبلغ الوُضُوء)).الرواية الأولى: متفق عليه. الرواية الثانية: رواها مسلم. الرواية الثالثة: رواها مسلم