Hadith for the World
Akidja

Emrat dhe normat

22 hadiths

22 hadiths

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë sprova si copëzat e natës së errët, në atë kohë njeriu do të gdhihet besimtar, e do të ngryset jobesimtar, ose do të ngryset besimtar e do të gdhihet jobesimtar: e shet fenë për një interes të dynjasë.”Transmeton Muslimi
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعاً: «الإيمانُ بِضْعٌ وَسَبْعُونَ أو بِضْعٌ وسِتُّونَ شُعْبَةً: فَأَفْضَلُهَا قَوْلُ: لا إله إلا الله، وَأَدْنَاهَا إِمَاطَةُ الأَذَى عَنِ الطَّرِيقِ، وَالحَيَاءُ شُعْبَةٌ مِنَ الإِيمَانِ».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."Transmeton Ahmedi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre, por edhe ai që thërret në lajthitje, do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”Transmeton Muslimi
Mahmud ibën Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"Transmeton Ahmedi
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti (nuk sjell as mirësi e as pengon dëm) dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."E shënon Ahmedi
Nga Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”Muttefek alejhi
Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”Muttefek alejhi
Një grua e Profetit ﷺ tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë."Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.”Muttefek alejhi
Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi
Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar."Muttefek alejhi
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”Muttefek alejhi
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."Transmeton Muslimi
Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”Transmeton Muslimi
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."Transmeton Muslimi
عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "ثَلاَثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلاَوَةَ الإِيمَانِ: أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا، وَأَنْ يُحِبَّ المَرْءَ لاَ يُحِبُّهُ إِلَّا لِلَّهِ، وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي الكُفْرِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّارِ".متفق عليه
Abas ibën Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për të Dërguar e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit.”Transmeton Muslimi
عن جابر بن عبد الله قال: كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا خطب احمرَّتْ عيناه، وعلا صوته، واشتد غضبه، حتى كأنه مُنذِرُ جيشٍ يقول: صبَّحكم ومسَّاكم، ويقول: «بُعثتُ أنا والساعةُ كهاتين»، ويقرن بين إصبعيه السبابة، والوسطى، ويقول: «أما بعد، فإن خير الحديث كتاب الله، وخير الهدى هدى محمد، وشر الأمور محدثاتها، وكل بدعة ضلالة» ثم يقول: «أنا أولى بكل مؤمن من نفسه، من ترك مالًا فلأهله، ومن ترك دينًا أو ضَياعًا فإليَّ وعليَّ».رواه مسلم