Fikhu dhe bazat e fikhut
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
Available in 43 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij: 1. Prijësin e drejtë. 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun. 3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë. 4. Dy persona që duhen mes vetes për hir të Allahut. Bashkohen dhe ndahen vetëm për Të. 5. Personin, që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut". 6. Personin që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.” 7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë."»Meaning translation ·
Saved at original quality







