5 hadiths
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej kështu: “Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”متفق عليه، وهذا لفظ مسلم ورواه البخاري مختصرًا