Hadith for the World
Fikhu i dhikrit dhe duave

Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes

4 hadiths

4 hadiths

عن عبد الله بن مسعود رضي الله عنه قال: كان نبي الله صلى الله عليه وسلم إذا أمسى قال: «أمسينا وأمسى الملك لله، والحمد لله، لا إله إلا الله وحده لا شريك له» قال الراوي: أَرَاهُ قال فِيهِنَّ: «له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير، ربِّ أسألك خير ما في هذه الليلة وخير ما بعدها، وأعوذ بك من شر ما في هذه الليلة وشر ما بعدها، رب أعوذ بك من الكسل، وسُوءِ الكِبَرِ، رب أعوذ بك من عذاب في النار، وعذاب في القبر»، وإذا أصبح قال ذلك أيضا «أصبحنا وأصبح الملك لله».رواه مسلم
Nga Sheddad ibën Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Zotëria i istigfarit është të thuash: O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë e Tua, i pranoj mëkatet e mia, falmë mua, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.'' Kush e thotë këtë gjatë ditës, duke qenë i bindur në të dhe vdes atë ditë para se të ngryset, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit. E kush e thotë këtë natën, duke qenë i bindur në të dhe vdes para se të gdhijë, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit".Transmeton Buhariu
Nga Abdullah ibën Hubejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."Muttefek alejhi