TopicFikhu dhe bazat e fikhut
288 hadiths
288 hadiths
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”- Përsëritma edhe një herë, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Seidi, i mahnitur nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy shkallëve është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami, duke mos i interesuar asgjë tjetër përveçse falja e namazit me xhemat, për çdo hap që hedh, i shtohet një gradë dhe i shlyhet një gjynah, derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, fiton sevape njësoj sikur është duke falur namaz për aq kohë sa pret për të falur namazin. Derisa nuk largoheni prej vendit që falni namaz, nuk dëmtoni njeri dhe nuk e prishni abdesin, melekët luten duke thënë: «O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!»”Muttefek alejhi