Hadith for the World

All hadiths

The complete card collection, filter by chapter

655 hadiths

عن عمرو بن شعيب، عن أبيه، عن جده قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «يَدُ المسلمين على مَن سِواهم، تَتَكافَأُ دِماؤهم وأموالُهم، ويُجِيرُ على المسلمين أدْناهم، ويَرُدُّ على المسلمين أَقْصَاهم».رواه أبو داود وابن ماجه وأحمد
عن عائشة رضي الله عنها : أنّ قومًا قالوا: يا رسول الله إنّ قومًا يأتوننا باللحم لا نَدري أَذَكروا اسمَ الله عليه أم لا، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «سَمُّوا الله عليه وكُلُوه».رواه البخاري
عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «إن لله تِسْعَةً، وتِسْعِينَ، اسْمًا، مِائَةً إلا واحدا مَنْ أَحْصَاهَا دخل الجنة».متفق عليه
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”Muttefek alejhi
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."Transmeton Muslimi
Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."Transmeton Muslimi
Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."Muttefek alejhi
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?" Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”Transmeton Muslimi
Sufjan ibën Abdullah Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"Transmetojnë Muslimi dhe Ahmedi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë në besimin e tij.” (El Enam, 158) Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë dy persona që i kanë shtrirë rrobat e tyre pranë njëri-tjetrit, nuk do të arrijnë as t'i shesin, as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mjelë qumështin e devesë, nuk do të arrijë dot ta pijë. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mbaruar ndërtimin e pusit të tij, nuk do të arrijë të nxjerrë ujë prej tij. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që e ka ngritur kafshatën pranë gojës, nuk do të arrijë dot ta hajë.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm." Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.”Muttefek alejhi
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që gënjen qëllimisht për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”Muttefek alejhi
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi
Ubej ibën Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”Transmeton Muslimi
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”Transmeton Muslimi
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)Muttefek alejhi
Ebu Katade Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”Muttefek alejhi
Ebu Humejdi ose Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”Transmeton Muslimi
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”Transmeton Ibn Hibbani
Ibën Ebi Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh, Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”Transmeton Muslimi
Othman ibën Ebi el-Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të) shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Shejtani po ndërhyn mes meje e namazit dhe leximit tim nga Kurani, si dhe po m'i ngatërron." Profeti ﷺ i tha: "Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut kundrejt tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!" Më pas Othmani tha: "Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë."Transmeton Muslimi